AlbStyle.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AlbStyle.Tk

By BeSi
 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dritero Agolli - Mos Ma Kujto

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeSi
Admin
BeSi


Numri i postimeve : 135
Join date : 21/04/2009
Age : 34
Location : Albania/Tropoje

Dritero Agolli - Mos Ma Kujto Empty
MesazhTitulli: Dritero Agolli - Mos Ma Kujto   Dritero Agolli - Mos Ma Kujto EmptyThu Apr 23, 2009 9:56 pm

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!


Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!


Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s’u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wWw.AlbStyle.Tk
 
Dritero Agolli - Mos Ma Kujto
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dritero Agolli - Kur Sdo Te Jem
» Dritero Agolli - Heshtje
» Dritero Agolli - Berberi
» Dritero Agolli - Eja Trishtim.
» Dritero Agolli - Trishtimi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbStyle.Tk  :: Argetim :: Poezi-
Kërce tek: