Bjeshket e vetmuara me shkembinje
Kenget e pakenduara rrine pezull
Ushtimat e padegjuara brigjeve
Qielli i later qe s’guxon te turbullohet.
Bashke me shiun pikon loti im
Lot i vjeter, me shekuj i pathare
Kthim ne pakthim
Apo histori pambarim?
Bota do flas, do thure legjenda
per rrefimin e (24) te parrefyer.
Stinet ikin fluturim duke garuar me njera tjetren.
Kopsht me lule apo zjarr po shkele?
I vrare ne mesin e te gjalleve.
I harruar nga jeta e pameshire.
Jam i prangosur se kerkova liri,
pak ajer ne vendin e te pareve.
Vehem ne medyshje me ty,
se nuk iu pergjigje lojes se vjeter
kur bajonetat lendonin trupin e zemra qendronte.
Sot po germoj edhe ne nentoke.
Ndergjegjja m’a helmon mendjen.
Te krisurit nuk kane cak.
Kush do t’a vazhdoje vallen qe filluam?
Ti me ndje nese te kam permend,
por s’ekziston nje i papermendur.
Çfare kishte pertej largesive?
Me ke ishte Amanda?
Kush perkund djepin e Argjirose?
Makina e memories beri biliona kilometra
S’mora pergjigje per ty.
Mos aprovimi i ligjit te buzeqeshjes po me deshperon.
Pse thirrja ime nuk degjohej nga askush?
Tani do bashkengjitesh ne fluturimin e shqiponjes
Une do shoh diellin me shikim te plote ne eklips.
Trishtimi prape brenda meje,
se ti s’me tregove ku e gjete qetesine?
Malet me te larta po renkojne.
Me merre prane vetes, me streho.
Bora bie mbi floket e mi,
Une ende s’te kam gjetur.
Me çka u personifikove?
Plumbat te kane derguar diku,
Vetem Zoti i Madh e di se ku.
Miliona shekuj vuajtje mbi supet e mia
te prehem i qete kurrsesi.