Përveç punës beta versionet e Chrome 2.0, makina e kërkimit Google është duke punuar në sigurimin e versioneve paralele të shfletuesit, i cili ka për qëllim sistemin operativ Linux.
Emri zyrtar i kësaj makine kërkimi është "Chromium" dhe krejt çka dimë për të është se gjendet në procesin e zhvillimit.
Sipas zhvilluesve të cilët janë të njohur për zhvillimin e Chrome, ky motor kërkimi në shpërndarjen Ubuntu Linux punon po aq shpejt sa versioni më i fundit për Windows-in.
Megjithatë, çështja e fundit e versionit të Chrome për Linux, mbetet ende për tu përmirësuar duke pasur parasysh se disa gjëra ende nuk janë të përfunduara, siç janë baret për bookmark-tabs dhe kjo ende nuk është plotësisht funksionale. its / foto: farm4 /