Kompania japoneze Genkii ka marrë për detyrë të krijojë aplikacione të cilat do ta shndërronin telefonin e mirënjohur iPhone në një pajisje në të cilën ka botë virtuale, duke i lidhur kështu miliona përdorues në një vend, nga mbarë bota.
Sipas asaj që deklaron TechCrunch, numri i aplikacioneve në App Store së shpejti do të arrijë në 30.000 copë, pasi që deri tani një numër i vogël përdoruesish nuk mblidhen të gjithë në një vend, në numër kaq të madh. Mirëpo, sipas kompanisë Genkii, kjo gjendje së shpejti do të ndryshojë.
Hapi i parë të cilin kompania e ka ndërrmarë është prezantimi i aplikacionit Sparkle IM, i cili i jep përdoruesve një numndësi të madhe për abonim në numër shumë të madh njëkohësisht përmes botëve virtuale Second Life nga OpenSim. / tp / foto: tp / 23 mars 2009 /